spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:40
HomeKulturëShowBizZhurma të mëdha u dëgjuan në dhomën ku qëndronte Liam Payne, zbulojnë...

Zhurma të mëdha u dëgjuan në dhomën ku qëndronte Liam Payne, zbulojnë musafirët e hotelit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ulërima të fuqishme dhe të dhunshme nga dhoma e Liam Payne, thuhet të kenë dëgjuar musafirët e hotelit, para se të raportohej për vdekjen e këngëtarit.

Në një intervistë me revistën People, një mysafir që qëndronte në të njëjtin hotel kujtoi se kishte dëgjuar “shumë zhurmë” të përshkruar si “goditje” në dhomën e Payne para aksidentit.

- Advertisement -

“Mendova se ishte duke u punuar në dhomë”, tha klienti i hotelit.

Mysafiri kujtoi se kishte parë anëtarët e stafit të hotelit “duke hyrë dhe dalë” nga dhoma e Payne dhe më pas dëgjoi “më shumë zhurmë” rreth orës 16:30.

- Advertisement -

Pak minuta pasi rrëmuja në dhomë rifilloi, i ftuari kujtoi; “Dëgjova një britmë shumë të fortë dhe të dhunshme”.

Më pas tha se dëgjoi sirenat, por nuk u shqetësua, derisa zbritën nga ashensori, kur në oborr panë plotë makina policësh.

Autoritetet konfirmuan se Payne vdiq pas orës 17:00. në hotel. Një punonjës thirri linjën e urgjencës për të kërkuar ndihmë për një mysafir “nën efektin e drogës dhe alkoolit që kishte shkatërruar disa objekte në dhomë”.

Një autopsi paraprake zbuloi se Payne vdiq nga “politrauma” dhe “një hemorragji e brendshme dhe e jashtme”, sipas Zyrës Kombëtare të Prokurorisë Penale dhe Korrektuese Nr. 16, e drejtuar përkohësisht nga Marcelo Roma.

Sipas raportit, rrethanat rreth vdekjes së tij janë ende duke u hetuar si një vdekje “e dyshimtë”, megjithëse dukej sikur Payne kishte qenë vetëm kur ndodhi vdekja.

Policia e Buenos Aires tha se e gjeti dhomën e hotelit të Payne “në rrëmujë të plotë” me “sende të ndryshme të thyera”.

Sipas Associated Press, pako me klonazepam (zakonisht shitur me emrin e markës Klonopin dhe funksionon si një depresant i sistemit nervor qendror), suplemente energjie dhe ilaçe të tjera pa recetë, u gjetën të shpërndara midis sendeve të tij.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat