spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
11:20
HomeBotaZhvillimet e fundit në Gaza, rriten zërat për sanksione në BE, izraelitët...

Zhvillimet e fundit në Gaza, rriten zërat për sanksione në BE, izraelitët kundër vrasjes së fëmijëve palestinezë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bashkësia ndërkombëtare duhet të vendosë sanksione ndaj Izraelit për të ndaluar luftën e tij në Gaza, tha ministri i jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares.

Spanja do të presë 20 vende, si dhe organizata ndërkombëtare të dielën, me qëllim “ndalimin e kësaj lufte, e cila nuk ka më asnjë qëllim”, tha tutje ministri i jashtëm.

- Advertisement -

“Në këtë moment të tmerrshëm, në këtë katastrofë humanitare në Gaza, ne synojmë… ta ndalojmë këtë luftë… [dhe] ta thyejmë bllokadën e ndihmës humanitare që duhet të vijë pa pengesa”, tha Albares për Al Jazeera.

Nga ana tjetër, kryeministri i Maltës, Robert Abela ka njoftuar se vendi i tij do ta njohë shtetin e Palestinës muajin e ardhshëm.

- Advertisement -

Gjatë një eventi politik në Mosta, Abela tha se Malta do ta bënte qëndrimin e saj zyrtar pas një konference të Kombeve të Bashkuara më 20 qershor, duke e quajtur këtë veprim një “përgjegjësi morale”.

Kryeministri tha se Malta nuk mund të mbyllë sytë ndaj tragjedive njerëzore që po zhvillohen në Gaza, sipas të përditshmes angleze Times of Malta.

Zhvillime kishte edhe në Izrael, aty ku familjet e pengjeve po protestojnë vazhdimisht.

Kohët e fundit, disa protestues kanë tërhequr vëmendjen ndaj numrit të madh të viktimave fëmijë në Gaza.

“E di që për këto ngjarje do të flitet pas 40 ose 50 vitesh, dhe dua të di se isha në anën e duhur të historisë”, tha protestuesi Roy Kanner.

Grupi kryesor që përfaqëson të afërmit e robërve izraelitë i kërkoi shefit të sapoemëruar të Shin Bet, David Zini, i cili thuhet se u tha kolegëve se është kundër marrëveshjeve për lirimin e robërve dhe e sheh Izraelin si të angazhuar në një “luftë të përjetshme” – të sqarojë publikisht qëndrimin e tij.

“Ju bëjmë thirrje – dilni dhe shprehni qartë angazhimin tuaj për kthimin e të rrëmbyerve”, tha Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve në një deklaratë. “Le të kemi besim se nuk do të jeni pjesë e përpjekjeve për të parandaluar ndonjë marrëveshje që do t’i kthente të gjithë”.

“Ne nuk kemi interes për politikën; ne jemi të interesuar vetëm për një çështje, dhe kjo është kthimi në shtëpi i 58 pengjeve që u braktisën dhe janë në rrezik real dhe të prekshëm”, shtoi ajo.

“Mos na ktheni shpinën. Mos i braktisni të dashurit tanë. Pa ata nuk do të ketë asnjë shenjë fitoreje”, ishte porosia e protestuesve.

Ndërkohë gjatë së dielës është raportuar për të paktën 30 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Gazën që nga agimi, përfshirë gazetarin Hassan Majdi Abu Warda dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) nuk ka parë asnjë provë që Hamasi po vjedh ndihmën humanitare, tha drejtoresha ekzekutive e organizatës së OKB-së për transmetuesin amerikan CBS.

“Jo, aspak. Dëgjoni, këta njerëz janë të dëshpëruar dhe shohin një kamion të Programit Botëror të Ushqimit që po vjen dhe vrapojnë drejt tij. Kjo nuk ka të bëjë fare me Hamasin apo ndonjë lloj krimi të organizuar, apo ndonjë gjë tjetër. Ka thjesht të bëjë me faktin se këta njerëz po vdesin nga uria, dhe kështu ne do të vazhdojmë të hyjmë”, deklaroi Cindy McCain.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat