spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
12:52
HomeSiguriaPoliciaZjarri përfshin një shtëpi në Ferizaj – intervenimi lë të lënduar një...

Zjarri përfshin një shtëpi në Ferizaj – intervenimi lë të lënduar një zjarrfikës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtëpi dykatëshe është përfshirë nga zjarri në fshatin Talinoc i Muhaxherëve në Ferizaj.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

- Advertisement -

Veseli ka njoftuar se një zjarrfikës është lënduar. Gjithashtu, një grua (familjare) ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të asfiksimit nga tymi.

“Njësitë përkatëse policore dhe ekipet e zjarrfikësve janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Nga informacionet fillestare, kemi mësuar se banorët e shtëpisë kanë arritur të largohen në kohë, ndërsa shtëpia ka pësuar dëme të mëdha materiale. Zjarri më pas është lokalizuar, por shtëpia është djegur pothuajse tërësisht”.

- Advertisement -

Një zjarrfikës ka kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të lëndimit trupor. Po ashtu, edhe një femër (familjare) ka kërkuar ndihmë për shkak të afeksionit nga tymi.

Tutje, Veseli ka njoftuar se hetimet lidhur me shkaqet e zjarrit janë në proces.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat