spot_img
E enjte, 16 Prill, 2026
16:31
HomeRajoniZjarr në Tiranë, ndërhyrje me helikopter për shuarjen e flakëve

Zjarr në Tiranë, ndërhyrje me helikopter për shuarjen e flakëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Për shuarjen e zjarrit të fuqishëm që ka përfshirë kompleksin e banimit në zonën e “Farmacisë 10” në Tiranë është ndërhyrë edhe me helikopter.

Ndërhyrja nga lart me helikopter po realizohet për t’i ardhur në ndihëm ekipeve të zjarrfikëseve, të cilët po punojnë për të izoluar dhe shuar flakët, si dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të pallatit apo në ndërtesa fqinje.

- Advertisement -

Ndërkaq, nga kompleksi i banimit mësohet se janë evakuuar edhe banorët e pallatit, ndërsa deri tani mësohet se dy qytetarë dhe 3 zjarrfikës janë paraqitur në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ me shenja asfiksie.

I njëjti pallat mësohet se është djegur edhe në maj të vitit 2021. Në atë kohë zjarri preku katin e fundit të këtij pallati, i cili asokohe ishte në ndërtim duke lënë pas vetëm dëme materiale.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat