spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
05:32
HomeKosovaPrishtinaZjarri në Kalabri, ekipet Emergjente ishin në aksion deri në orët e...

Zjarri në Kalabri, ekipet Emergjente ishin në aksion deri në orët e vona

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ndërtesë është përfshirë të enjten nga zjarri në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar se ekipet kanë punuar deri në orët e vona për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin.

- Advertisement -

“Reagim i shpejtë dhe profesional! Deri në orët e vona, ekipet tona emergjente ishin të angazhuara në lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit që përfshiu një ndërtesë në lagjen “Kalabria”. Jemi thellësisht mirënjohës për përkushtimin, guximin dhe profesionalizmin e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve si dhe ekipeve të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët, 24/7, janë në gatishmëri për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve të Kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat