spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
06:57
HomeSiguriaPoliciaZjarri përfshin dy shtëpi në Rahovec dhe Zubin-Potok

Zjarri përfshin dy shtëpi në Rahovec dhe Zubin-Potok

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dy shtëpi janë përfshirë nga flakët të shtunën mbrëma në Rahovec dhe Zubin-Potok.

Policia ka njoftuar të dielën se shtëpia në rrugën “Malush Meriqi” në Rahovec është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura rreth orës 22:00, teksa flakët janë përhapur edhe te kulmi i një shtëpie tjetër në afërsi të saj.

- Advertisement -

Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Lidhur me rastin në Zubin-Potok, ankuesi ka njoftuar se një shtëpi është duke u djegur rreth orës 19:00.

- Advertisement -

Rrethanat se si ka ndodhur deri te incidenti nuk dihet, ndërsa zjarrfikësit edhe në këtë rast kanë arritur ta shuajnë atë.

Rasti është duke u hetuar.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat