Është përfshirë nga zjarri kati i dytë i një shtëpie në Ferizaj.
Siç njofton policia, zjarrfikësit i janë përgjigjur rastit dhe e kanë shuar zjarrin.
Ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Ferizaj / 21.04.2025 – 22:42. Është raportuar se është përfshirë nga zjarri kati i dytë i shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar. Lidhur me rastin zjarrfikësit i janë përgjigjur rastit dhe e kanë shuar zjarrin”, thuhet në raport.



