spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
02:46
HomeKosovaDrejtësiaZoran Vukotiq dënohet me 15 vite burg – Prokuroria Speciale e mirëpret...

Zoran Vukotiq dënohet me 15 vite burg – Prokuroria Speciale e mirëpret vendimin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale ka mirëpritur aktgjykimin dënues të shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj Zoran Vukotiqit, për krime lufte të kryera në komunën e Vushtrrisë, për vrasjen e 13-vjeçarit, B. M.

“Vendimi i sotshëm shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe ofrimit të drejtësisë për viktimat e luftës në Kosovë.  Z.V, ndaj të cilit Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim prej 13 vjetësh për dhunë seksuale gjatë luftës, sot është liruar për një rast tjetër të dhunës seksuale, për çka PSRK do ta shfrytëzoj të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit”, ka thënë Prokuroria Speciale e Kosovës.

- Advertisement -

Kanë treguar se do ta shfrytëzojnë të drejtën e ankesës në Gjykatën e shkallës së dytë, edhe ndaj akuzave që kanë të bëjnë me vrasjet e civilëve në Studime të Vushtrrisë, më 2 dhe 3 maj të 1999-ës.

“Prokuroria Speciale rithekson përkushtimin për të hetuar dhe sjellë para drejtësisë, të gjithë autorët e krimeve të luftës, shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare”, kanë shkruar ata.

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykim dënues ndaj Zoran Vukotiqit i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile- përkatësisht për akuzën për vrasjen e B.M., duke e dënuar me 15 vite burgim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat