spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
23:05
HomeKosovaDrejtësiaZPS: Dëshmitari dhe një tjetër u rrahën nga anëtarët e UÇK-së, akuzoheshin...

ZPS: Dëshmitari dhe një tjetër u rrahën nga anëtarët e UÇK-së, akuzoheshin si spiunë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), përmes prokurorit James Pace ka thënë se dëshmitari W04491 i cili është i 122-i me radhë, ishte arrestuar dhe rrahur nga anëtarët e UÇK-së, të cilët pretendohet se e kanë akuzuar se ishte spiun.

Pace tha se dëshmitari është arrestuar së bashku me një person tjetër dhe është mbajtur i ndaluar në dy vende të ndryshme, raporton “Betimi për Drejtësi“.

- Advertisement -

“Dëshmitari W04491 dhe një person tjetër janë arrestuar nga anëtarë të UÇK-së në korrik të 1998 dhe janë mbajtur në dy vende dhe i kanë akuzuar që ishin spiunë”, tha Pace.

Ai shtoi se veç kësaj, dëshmitari do të japë dëshmi edhe lidhur me ndalimin dhe keqtrajtimin e një personi tjetër.

- Advertisement -

“Dëshmitari W04491 do të japë dëshmi lidhur me ndalimin dhe keqtrajtimin e një personi të tretë në vendin e dytë ku është mbajtur i ndaluar dëshmitari W04491”, tha prokurori.

Si rrjedhojë, për pyetjet e tjera, seanca kaloi në sesion privat për publikun për të ruajtur identitetin e dëshmitarit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat