spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:55
HomeKosovaDrejtësiaZPS-ja konfirmon nisjen e operacioneve në territorin e Kosovës

ZPS-ja konfirmon nisjen e operacioneve në territorin e Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka konfirmuar se po kryen operacione në Kosovë, por nuk ka dhënë detaje lidhur me personat e arrestuar.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

- Advertisement -

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, vëllai i heronjve Fahri e Bahri Fazliut janë arrestuar sot në mëngjes.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat