spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
10:27
HomeEkonomiZRRE: Rritja e çmimit të energjisë elektrike për 15% për shkak të...

ZRRE: Rritja e çmimit të energjisë elektrike për 15% për shkak të Bursës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zyrtari për media nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Petrit Pepaj, ka thënë se arsyeja kryesore e propozimit të rritjes së çmimit të energjisë elektrike prej 15 për qind është për shkak të rritjes së çmimit në Bursa.

Kjo u bë e ditur në një takim me përfaqësues të mediave, i cili kishte për qëllim diskutimin e çështjeve kryesore që lidhen me procesin e përshtatjes së rregullt tarifore.

- Advertisement -

Pepaj ka thënë se për këtë çështje kanë dërguar komente nga 396 qytetarë, 8 organizata jo qeveritare (OJQ), 4 biznese, 1 deputet, Ministria e Ekonomisë, si edhe Presidenca.

Ai ka thënë se vendimi i cili pritet të merret më 11 prill, qytetarët pritet qe të tarifohen me tarifën e re nga 1 maji.

- Advertisement -

“Momentin kur e kemi publikuar raportin e konsultimit, kemi deklaruar se kjo rritje është si shkaktar i rritjes së çmimit në bursa. Nuk ka diçka tjetër që ka ndodhur”, ka thënë ai, teksa shtoi se do t’u përgjigjen secili qytetarë që ka dërguar komente.

“Ne jemi duke punuar me orar të zgjatur do të arrijmë që t’u përgjigjemi në komentet e qytetarëve deri me datë 11. Me datën 11 mundemi me qenë të gatshëm. Vendimi i cili pritet të merret më 11 prill pritet te filloj më 1 maj”, ka thënë ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat