FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit portugez Luis Mota, i cili i bashkohet ekipit për sezonin e ri. 21-vjeçari vjen nga strukturat e njohura të klubit FC Porto B, dhe më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrës portugeze Belenenses.
Mota pritet të sjellë freski në fazën ofensive të bardhekaltërve me cilësitë e tij teknike, shpejtësinë dhe instinktin për shënim, të cilat janë vlerësuar si elemente kyçe për objektivat e klubit në edicionin e ri, si në garat vendore, ashtu edhe në ato ndërkombëtare.
“Jam shumë i lumtur për këtë transferim dhe mundësinë që ta përfaqësoj një klub të madh si Prishtina. Falënderoj udhëheqësinë e klubit për besimin që më kanë dhënë dhe jam i bindur që së bashku do të arrijmë suksese”, deklaroi Mota pas nënshkrimit të kontratës.
Me këtë transferim, FC Prishtina tregon edhe një herë ambiciet e saj për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe për të rikthyer dominimin në futbollin kosovar.