Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, priti në takim Blanca Hereza Atienza, Shefe në Detyrë të Operacioneve Aktuale, Staf Ndërkombëtar në Divizionin e Operacioneve në Shtabin e NATO-s, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë.

Sipas njoftimit, “takimi u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon, dhe Gjeneral Major Ulutaş riafirmoi angazhimin e tij për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në një mënyrë të paanshme dhe transparente”.




