spot_img
E mërkurë, 10 Qershor, 2026
05:43
HomeKosova100 € në prag të zgjedhjeve, Bajrami: Paratë që ua mori nga...

100 € në prag të zgjedhjeve, Bajrami: Paratë që ua mori nga inflacioni po ia kthen në këmbim të votës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë në detyrë për ndarjen nga 100 euro për disa kategori në prag të zgjedhjeve.

Ajo tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pak ditë para 7 qershorit po tenton të blejë vota me para të buxhetit të shtetit.

- Advertisement -

“Që 6 vjet: çmimet janë dyfishuar, arsimi është lënë pas dore, spitalet janë pa barna e me lista të gjata të pritjes për trajtim, të gjitha rrugët janë pa përfunduar dhe asnjë investim i madh nuk ka ndodhë. Tash 100 euro/votë”.

Bajrami iu drejtua qytetarëve duke iu thënë se me paratë që ua ka marrë përmes inflacionit tash po ia kthen në këmbim të votave.

- Advertisement -

“Mos harroni, këto janë paratë e juaja që ua ka marrë përmes inflacionit dhe meqë nuk i ka investu as në arsim, as në shëndetësi, as në infrastrukturë dhe as në ekonomi po u a kthen në këmbim të votës. Kjo nuk është ndihmë. Kjo është skemë e korrupsionit publik”, tha ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat