HomeKulturë90 vjet nga lindja e Ismail Kadaresë, gjeniut të letërsisë shqipe

90 vjet nga lindja e Ismail Kadaresë, gjeniut të letërsisë shqipe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shkrimtari ynë i shquar, Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës.

Në këtë 90-vjetor, ministri Blendi Gonxhja, duke e cilësuar si një kolos të letrave shqipe, shprehet se, gjeniu Kadare, la pas një testament të përjetshëm, një vlerë të paçmuar, shenjues të identitetit tonë kombëtar.

- Advertisement -

“Përulemi plot nderim përpara madhështisë së një prej shkrimtarëve më të shquar të letërsisë shqiptare. I paharruar”, shprehet ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Ismai Kadare ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda e jashtë kufijve të vendit. Me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” (1963), pena Kadaresë i kapërceu kufijtë e atdheut, megjithë izolimin komunist.

- Advertisement -

Karriera e Kadaresë shënoi kulme të tjera me “Kështjella”, botuar në vitin 1970, “Krushqit janë të ngrirë”, i cili flet mbi demonstratat e vitit 1981 të shqiptarëve të Kosovës, “Kronikë në gur” (1970),  “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave” (1981), i cili veçohet si më i lakuari në tërësinë e veprës së Kadaresë. Në vjeshtën e vitit 1990, Kadare u largua drejt Francës dhe u rikthye në atdhe pas zhvillimeve të para demokratike.

Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Prej vitit 1996, shkrimtari shqiptar u bë anëtar i asociuar (përjetësisht) i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Në tetor 2023 presidenti francez Emmanuel Macron, në Tiranë, e ngriti në gradën e Oficerit të Lartë, në Urdhrin e Legjionit të Nderit.

Ai u vlerësua me një sërë çmimesh ndërkombëtare (“Man Booker Prize”, “Princi i Asturias” etj.), si i përzgjedhur në radhët e shkrimtarëve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera.

Veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të botës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat