HomeBotaAmerikaTrump paralajmeron vendim kritik per Iranin: “A ta shkaterrojme regjimin apo jo?...

Trump paralajmeron vendim kritik per Iranin: “A ta shkaterrojme regjimin apo jo? Gjithçka mund te ndodhe”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po i afrohet nje vendimi kritik per vazhdimin e luftes me Iranin, duke lene hapur mundesine e rifillimit te operacioneve ushtarake ne shkalle te gjere ndaj regjimit ne Teheran.


Ne nje interviste per Axios, Trump tha se ndodhet perpara “nje vendimi te madh”, duke pyetur publikisht nese SHBA duhet te hyje perseri ne konflikt me synimin per ta “shkaterruar” regjimin iranian. “Gjithçka mund te ndodhe”, deklaroi ai.

Presidenti amerikan pritet te takohet ne New York me udheheqes nga disa vende te Gjirit gjate Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, ku Irani do te jete nje nga temat kryesore. Trump ka thene se deshiron te degjoje qendrimet e tyre para se te vendose per hapin e ardhshem.

- Advertisement -

Lufta, qe tashme ka zgjatur prej muajsh, po ushtron presion edhe mbi ekonomine amerikane permes rritjes se çmimeve te energjise. Nderkohe, SHBA vazhdon presionin ndaj Iranit ne Ngushticen e Hormuzit dhe permes sanksioneve ekonomike. Me 17 shtator, Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi bursen iraniane te kriptomonedhave BitBank, duke e akuzuar se kishte procesuar pagesa te lidhura me trafikun ne Hormuz dhe transferta ne favor te Gardes Revolucionare iraniane.

Kongresi amerikan gjithashtu ka shtuar presionin ekonomik: Dhoma e Perfaqesuesve miratoi kete jave ligjin e sanksioneve ndaj Rusise dhe Iranit, i cili i jep presidentit kompetenca te reja per tarifa deri ne 100% ndaj vendeve qe ndihmojne Rusine ne tregtine energjetike dhe zgjat masa te tjera ndaj Iranit.

- Advertisement -

Megjithate, brenda SHBA-se vazhdon debati mbi drejtimin e luftes. Dhoma e Perfaqesuesve votoi me 220–204 per nje rezolute qe synon kufizimin e operacioneve ushtarake pa miratimin e Kongresit, duke treguar se konflikti me Iranin po shnderrohet edhe ne nje çeshtje te madhe politike para zgjedhjeve afatmesme.

Pyetja tani eshte: a do te zgjedhe Trump nje marreveshje me Teheranin — apo nje faze te re, shume me intensive, te luftes?

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat