spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
14:50
HomeKosovaHaradinaj falënderon SHBA-në për besimin në potencialin e rinisë kosovare

Haradinaj falënderon SHBA-në për besimin në potencialin e rinisë kosovare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe besimin që kanë në potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë kosovare.

Ai mes tjerash ka thënë se përmes programit KAEF, talentet më të mira të vendit tonë po transformohen në udhëheqësit e së nesërmes në universitetet më prestigjioze amerikane

- Advertisement -

“Në festën e 20 vjetorit të Fondit Amerikan për Edukim në Kosovë, falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen, e veçanërisht për besimin që kanë në potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë sonë. Çdo student që kthehet nga SHBA-ja sjell me vete jo vetëm diploma, por edhe vizion të ri, përvoja transformuese dhe rrjete profesionale që do të shërbejnë si katalizator për zhvillimin tonë ekonomik”, ka shkruar Haradinaj.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, kostum dhe ndriçimi

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Kosova e fortë ndërtohet me dije dhe ekspertizë. Përmes programit KAEF, talentet më të mira të vendit tonë po transformohen në udhëheqësit e së nesërmes në universitetet më prestigjioze amerikane.

Në festën e 20 vjetorit të Fondit Amerikan për Edukim në Kosovë, falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen, e veçanërisht për besimin që kanë në potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë sonë. Çdo student që kthehet nga SHBA-ja sjell me vete jo vetëm diploma, por edhe vizion të ri, përvoja transformuese dhe rrjete profesionale që do të shërbejnë si katalizator për zhvillimin tonë ekonomik.

Përderisa qeveria aktuale vazhdon të injorojë rëndësinë e arsimit cilësor, ne angazhohemi për zgjerimin e mundësive për studentët, si dhe krijimin e kushteve që profesionistët e arsimuar të realizojnë potencialin e tyre të plotë në Kosovë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat