storm•bizz: Pjesë e skenave emocionuese u bë edhe vëllai i Xhenetës, Xhaferi, i cili fillimisht u duk sikur ishte i gatshëm për një përballje fizike në shtëpinë e BBVK-së. Xuxi dhuroi lule për të shlyer ofendimet që kishin përfshirë nënat e tyre dhe i kërkoi falje Xhenetës në prani të vëllait të saj.
Nga ana tjetër, Xhaferi e lavdëroi motrën e tij, duke theksuar se ajo është një vajzë e edukuar dhe e ndershme, por i tërhoqi vëmendjen se nuk duhet të bëhet ofenduese, pasi kjo sjellje nuk është pjesë e kulturës së saj apo familjes së tyre. Ai i tha se kjo nuk është ajo vajza që ai njeh në jetën e përditshme jashtë kësaj shtëpie!
Do të shohim çfarë tjetër ka për të transmetuar Klan Kosova, por shpresojmë për diçka paqësore dhe me vlera!



