spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
17:01
HomeKosovaPeci ndan 100 mijë euro për këshilltarin Huruglica, Qeveri e favorizimeve!

Peci ndan 100 mijë euro për këshilltarin Huruglica, Qeveri e favorizimeve!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka vazhduar avazin e dhënies së granteve drejt njerëzve të afërt me të. Kësaj radhe Peci, ka vendosur që ta shpërblej këshilltarin e jashtëm në kabinetin e ministrit, Naim Huruglica.

Përmes dokumenteve të siguruara nga Periskopi, del që kompania “Iron Consulting”, me pronar këshilltarin e jashtëm të Pecit, Naim Huruglica, ka fituar grant nga AZHB për projektin 100 mijë eurosh.

- Advertisement -

Kjo nuk është hera e parë që Peci bën favorizime të tilla.

Kujtojmë se Periskopi javë më parë raporti se edhe bashkëpartiaku i Pecit Bahtijar Berisha, kishte fituar grant 50 mijë eurosh.

- Advertisement -

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, u ‘zbulua’ edhe granti 100 mijë eurosh që kishte marrë vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacollit.

Vlen të theksojmë se kompania e Huruglicës “Iron Consulting”, vitin e kaluar kishte përfituar 10 mijë euro kompensim për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat