spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:38
HomeKosovaKuvendiVazhdon ndalimi i punëtoreve teknike për të hyrë në objektin e Kuvendit

Vazhdon ndalimi i punëtoreve teknike për të hyrë në objektin e Kuvendit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Është java e nëntë që kur punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë.

Ato po kërkojnë rritje të pagave tash e tre muaj.

- Advertisement -

Por, nuk është hera e parë që Kuvendi nuk i lejon këto punëtore të hyjnë brenda, e kështu ndodhi edhe mëngjesin e sotëm.

Sipas Dukagjinit, ato po presin publikimin e listës zyrtare, për të mësuar se cilat prej tyre do të mbeten në punë dhe cilat jo.

- Advertisement -

Para tri ditëve ka pasur raportime se me kontratën e re të nënshkruar mes Kuvendit dhe operatorit privat, punëtoret e deritashme të angazhuara në Kuvend do të zëvendësohen me të tjera.

Kjo pak a shumë është konfirmuar nga një njoftim i Kuvendit, ku thuhet se ky institucion është vetëm pranues i shërbimeve nga operatori ekonomik dhe sipas ligjit i njëjti kërkon shërbime, por thotë se “nuk ka të drejtë të ndërhyjë në përzgjedhjen e stafit të operatorit ekonomik”.

Lidhur me këtë çështje, Klankosova.tv ka kontaktuar me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Ai dyshon se në Kuvendin e Kosovës, ky operator ka dërguar punëtore shtesë nga Universiteti i Prishtinës, ose edhe nga QMF-të.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat