spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:23
HomeBotaEvropaKroacia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor

Kroacia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kroacia do t’i mbajë zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor, ka thënë kryeministri Andrej Pllenkoviq të martën.

Emri i fituesit pritet të dihet vetëm pas një balotazhi dy javë më vonë përtej datës së zgjedhjeve.

- Advertisement -

Qeveria do ta zyrtarizojë datën të enjten ka thënë kryeministri para gazetarëve.

Presidenti aktual, Zoran Millanoviq, mandati i të cilit skadon në shkurt, synon një mandat të dytë dhe aktualisht prin në sondazhe.

- Advertisement -

Kundërshtari i tij më i madh është kandidati i partisë konservatore në pushtet HDZ, Dragan Primorac, tregojnë sondazhet.

Asnjëri nuk pritet të fitojë në rundin e parë, sipas sondazheve, dhe gjithçka pritet të finalizohet në rundin e dytë që mund të mbahet më 12 janar.

Millanoviq i ka fituar zgjedhjet presidenciale në janar të vitit 2020 si kandidat i partisë kryesore opozitare të Social-Demokratëve.

Ndonëse ka çuar përpara politikë të “Kroacisë normale” si demokraci liberale, në vjetët e fundit ai ka adoptuar retorikë populliste.

Presidenti 58-vjeçar ka dënuar qëndrimin e Bashkimit Evropian për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke nxitur kryeministrin e shtetit që ta akuzojë atë për “qëndrime pro-ruse”, raporton REL.

Ndonëse pozita e presidentit është kryesisht ceremoniale, presidenti përfaqëson Kroacinë në skenën botërore, koordinon bashkë me Qeverinë politikën e jashtme dhe është në krye të forcave të armatosura.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat