I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Paris ka takuar ministrin e Deleguar për Evropë, Benjamin Haddad, me të cilin tha se patën diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
Lajçak shprehet se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut.
Në postimin që ka bërë në platformën “X”, Lajçak shkruan: Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin e deleguar për Evropë, Benjamin Haddad
“Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin e deleguar për Evropë, Benjamin Haddad. Ne patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë ndaj procesit”, shkruan Lajçak.



