spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:26
HomeKulturëShowBizKëngëtarja e njohur fiton gjyqin ndaj ish-bashkëshortit

Këngëtarja e njohur fiton gjyqin ndaj ish-bashkëshortit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Jonida Maliqi ka fituar gjyqin në Gjykatën e Tiranës ndaj ish-bashkëshortit të saj, Gent Prizreni, për të cilin tregoi se nuk ka përmbushur detyrimet për të birin e vet, sipas marrëveshjes së lidhur pas divorcit.

Mediat nga Tirana raportojnë se Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Zyrën e Përmbarimit në kryeqytet, që brenda 5 ditëve nga marrja e vendimit të gjyqtarëve, të bëhet ekzekutimi i detyrueshëm i vendimit për pensionin ushqimor.

- Advertisement -

Pra, Gent Prizreni do të duhet të zbatojë vendimin e gjykatës, në të kundërt, brenda periudhës së sipërpërmendur do të ndërhyjë zyra e përmbarimit.

Jonida Maliqi kishte treguar se ish-bashkëshorti nuk i ishte përmbajtur marrëveshjes së lidhur pas ndarjes, ku detyrohej të paguante 2 mijë euro në muaj dhe shpenzimet për ta arsimuar, si dhe terapitë e nevojshme shëndetësore.

- Advertisement -

E pikërisht pas kërkesës së saj, Gjykata e Tiranës ka legjitimuar si të drejtë që babai i djalit duhet të shlyejë detyrimet sipas marrëveshjes.

E përpos kësaj, këngëtarja ka parlajmëruar se do t’i drejtohet gjykatës dhe për të gjitha çështjet e cituara në marrëveshjen mes palëve, që nuk janë zbatuar nga Gent Prizreni, duke mos u zbatuar pas divorcit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat