spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
14:49
HomeSportArsenali mbetet pa mbrojtësin e rëndësishëm

Arsenali mbetet pa mbrojtësin e rëndësishëm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbrojtësi i Arsenalit, Ben White do të mungojë për “disa muaj” pasi i duhet të rikuperohet nga operacioni, ka zbuluar trajneri Mikel Arteta.

Mbrojtësi 27-vjeçar ishte i pranishëm në ndeshjen e fundit të Topçinjve para garave  ndërkombëtare ku barazoi 1-1 ndaj Chelsea-s.

- Advertisement -

Gjatë pushimit dy-javor, White iu nënshtrua asaj që Arsenali e quajti një “procedurë të vogël kirurgjikale” për një problem në gju, për të cilën Arteta tani ka konfirmuar se do ta mbajë atë jashtë për të ardhmen e parashikueshme.

“Ben White do të jetë jashtë për disa muaj, për fat të keq. Kanë qenë beteja të ndryshme, kurrë e njëjta gjë. Duhej të merrnim një vendim, nuk është përmirësuar në javët e fundit. Ne e dimë se Ben do të shtyjë çdo kufi, por arritëm në një pikë ku duhej të mbronim lojtarin. Ne vendosëm të bënim një operacion, ai u pajtua me këtë dhe kjo do ta mbajë jashtë për disa muaj”, tha trajneri në konferencën për shtyp para ndeshjes përpara përballjes me Nottm Forest të shtunën.

- Advertisement -

White ka qenë pothuajse gjithmonë i pranishëm në vijën e pasme të Arsenalit që nga ardhja e tij në 2021, duke humbur vetëm shtatë ndeshje në Premier League në trei sezonet e tij të para dhe duke u paraqitur në nëntë nga 11 të Arsenalit deri më tani në këtë sezon.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat