spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:57
HomeEkonomiRizvanolli: Hapet rruga për ankandin e parë të energjisë së erës

Rizvanolli: Hapet rruga për ankandin e parë të energjisë së erës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për fillimin e procedurave për ankandin e parë të erës, me kapacitet prej 100MW. Ajo ka theksuar se rritja e kapaciteteve gjeneruese nga energjia e ripërtëritshme është rruga e duhur drejt pavarësisë energjetike.

“Suksesi i ankandit tonë të parë solar e ka vendosur Kosovës në hartën investimeve të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë në Evropë. Sot nënshkrova vendimin për fillimin e procedurave për ankandin e parë të erës, me kapacitet prej 100MW”.

- Advertisement -

“Duke vazhduar t’i përmbahemi standardeve të larta të konkurrencës e transparencës, ne do të sigurojmë ne do të sigurojmë energji të pastër me çmime të përballueshme për qytetarët dhe bizneset tona”, ka deklaruar Rizvanolli.

Ajo ka falënderuar partnerët. Korporatën Financiare IFC për bashkëpunimin ngushtë në këtë projekt, si dhe Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, për mbështetjen e vazhdueshme për sektorin e energjisë në Kosovë.

- Advertisement -

“Rritja e kapaciteteve gjeneruese nga energjia e ripërtëritshme është rruga e duhur, drejt tranzicionit energjetik dhe përforcimit të pavarësisë energjetike të vendit tone”, ka thënë Rizvanolli.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat