Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax, në një delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan, me senatorë demokratë e republikanë, të kryesuar nga senatorja Jane Shaheen.

Në këtë takim, Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen bipartizane dhe rolin e jashtëzakonshëm të dy dhomave të Kongresit Amerikan për mbështetjen e paqes e sigurisë në Kosovë, si dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare, njoftoi Presidenca përmes një njoftimi për media.



