spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
22:41
HomeKosovaMbi 2 milionë euro paguar për rrymën në Veri, Elektroseveri vazhdon të...

Mbi 2 milionë euro paguar për rrymën në Veri, Elektroseveri vazhdon të përballet me probleme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Elektrosever, një kompani që operon në Veri të Kosovës, vazhdon të veprojë në kuadër të institucioneve të Kosovës, pavarësisht që flamuri serb valon mbi të. Ky element tregon një lloj tensioni dhe dy standardeve në lidhje me administratën dhe kontrollin e territorit.

Ndonëse, e njëjta informon organet kompetente për çdo veprim lidhur me energjinë elektrike në Veri të Kosovës.

- Advertisement -

Megjithatë, kompania serbe ka probleme në shtrirjen e rrjetit të saj në Veri, meqë shpesh punëtorët e saj pengohen nga qytetarët.

Këtë e konfirmojnë edhe përfaqësuesit politikë në këtë zonë.

- Advertisement -

“Po ka, si duket edhe vet kompania Elektrosever nuk është e gatshme ose nuk ka staf të mjaftueshëm për ta shtrirë të gjithë rrjetin në veri, besoj që institucionet tona edhe ato lokale edhe ato qendrore janë duke e mbështetur ose duke i dhënë presion kësaj kompanie”, ka thënë Betim Osmani, Inciativa qytetare “Mitrovica”.

Kurse, zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Skënder Sadiku thotë se Elektrosever duhet përveç serbëve duhet të punësojë edhe punëtorë të nacionaliteteve të tjera.

“Po lindin tash probleme teknike, kompania server është nevojë që të punësojë edhe punëtor të komuniteteve tjera, këtu mendoj dhe shpresoj që edhe përmes institucioneve por edhe vet kompania Elektrosever edhe që të ketë edhe punëtor edhe të komunitetit pakicë  shqiptarë”, ka thënë Skënder Sadiku, Zv.kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, raporton Dukagjini.

Lidhur me këto probleme kjo kompani përsëri gjeti një arsyetim për të mos u deklaruar.

“Elektrosever edhe një herë nuk pranuan të flasin lidhur me këto probleme, arsyetimi i tyre kësaj radhe ishte që zyrtarja për media nuk është momentalisht në vendin e saj të punës”.

Sidoqoftë, Elektrosever i dërgon raport mujor Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat