Mançester City ka pësuar humbjen e pestë radhazi në të gjitha kompeticionet, duke konfirmuar krizën e thellë që po kalon.
Ekipi i Guardiolas është turpëruar në shtëpi në Premier Ligë nga Tottenham.
Ka qenë një humbje e thellë me shifrat 4-0, thuajse e paimagjinueshme për një skuadër, duke shtuar rekordin e Pep Guardiolas, në aspektin negativ në karrierën e tij, me humbjen e pestë radhazi.
Siti nuk mundej prej 52 ndeshjesh radhazi në shtëpi, një rekord ky për klubin, por që u bë i qartë se mund të përfundonte që në pjesën e parë kur Haland gaboi para portës së Vikarios, ndërsa Medison mposhti dy herë Ederson pa kaluar 20 minuta lojë.
Londinezët më pas u mbrojtën më mirë, pa lënë hapësira, ndërsa goditën rrufeshëm në anën tjetër me Porro në fillimin e pjesës së dytë për të thelluar diferencën.
City nuk kishte forcë të shënonte në portën e miqve, të cilët vulosën fitoren e thellë 4-0 falë Xhonson në shtesën e ndeshjes.



