spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:47
HomeBotaEvropaPërmbytje në disa pjesë të Britanisë, banorët akuzojnë sinoptikanët

Përmbytje në disa pjesë të Britanisë, banorët akuzojnë sinoptikanët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Disa pjesë të Britanisë së Madhe janë përfshirë nga shirat e mëdha, të cilat kanë shkaktuar vërshime.

Zyra e Metrologjisë lëshoi një paralajmërim të ri të verdhë për motin për erë.

- Advertisement -

Paralajmërimi është në fuqi deri në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme, me shpejtësi të erës deri në 55 milje në orë në kryeqytet.

Ekipet e ndryshme janë angazhuar për të shpëtuar Uellsin nga vërshimet, por jo gjithkund ia kanë dalë.

- Advertisement -

Uellsi i Jugut është goditur veçanërisht rëndë nga stuhia Bert, me qindra prona të prekura nga përmbytjet.

Banorët në disa prej atyre zonave kanë fajësuar institucionet kompetente se nuk kanë bërë sa duhet për të parandaluar përmbytjet.

Me të njëjtat vërejtje ka qenë edhe udhëheqësi i këshillit të Uellsit, i cili është shprehur ‘i habitur’ se paralajmërimi i motit nuk u ndërrua ani se ura u shkatërrua plotësisht.

Është raportuar se rreth 200-300 prona komerciale dhe banesore janë prekur nga përmbytjet në zonë dhe se reshjet kanë tejkaluar disa rekorde të vendosura nga Strom Dennis në 2020.

Shtëpitë në rrugën Sion në Pontypridd janë shkatërruar nga përmbytjet pasi lumi Taff shpërtheu brigjet e tij.

Është hera e dytë në katër vjet që është prekur nga përmbytjet e mëdha.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat