HomeKosovaKosova dhe Kanadaja nisin Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja nisin Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Kanada, ka njoftuar sot se Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak.

Sipas Osmanit, lajmi i është komunikuar gjatë Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax nga ministri kanadez i Mbrojtjes, Bill Blair.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 2 persona

“Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, takuam ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili na dha lajmin e mirë rreth këtij programi, pas kërkesës që ia kam bërë ish-ministres së Mbrojtjes gjatë vizitës sime të mëparshme në Kanada. Kosova dhe Kanadaja – një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve, paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat