HomeKosovaLajçak: Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve planifikohet për dhjetor

Lajçak: Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve planifikohet për dhjetor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se takimi i ardhshëm mes kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë Petar Petkoviq, do të mbahet në dhjetor.

Lajçak në një postim në Facebook ka shkruar se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara.

“U angazhova në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor. Pres me padurim periudhën e ardhshme”, ka shkruar ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat