HomeKosovaHaxhiu: Ora e parë në shkolla do t’i kushtohet diskutimit për dhunën...

Haxhiu: Ora e parë në shkolla do t’i kushtohet diskutimit për dhunën në familje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me shefen e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila po bashkëbisedojnë me nxënësit shkollës “Ahmet Gashi” për dhunën me bazë gjinore.

Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë ka nisur fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

- Advertisement -

Ministrja, Albulena Haxhiu theksoi se sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje.

Ajo tha se deri më 10 dhjetor organizohen me qindra aktivitete.

- Advertisement -

“Ministria e Drejtësisë e ka për përgjegjësi që të adresojë politikat për eliminimin e dhunës në familje. Deri më tani kemi ndërmarrë shume veprime që kanë për qëllim që të rehabilitojnë personat qa kryejnë dhunën në familje”, tha ajo.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se mekanizmat për të parandaluar dhunën janë të shumtë. Ajo kërkoi nga nxënësit që të bëhen “aleatë për parandalimin e dhunës”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat