spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
10:37
HomeKosovaKurti takon kryetarin e komunës së Morbachut, Arianit Besiri

Kurti takon kryetarin e komunës së Morbachut, Arianit Besiri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Arianit Besiri, kryetar i Komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë.

Kurti, në një postim në Facebook, ka shkruar se Besiri, shqiptar nga Mitrovica, ishte 1-vjeçar kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova dhe gjetën strehim si refugjatë të luftës në Gjermani.

- Advertisement -

“Tash ai ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë në zgjedhjet lokale të mbajtura atje, për më tepër si socialdemokrat. Mërgata jonë tashmë përveçse e integruar mirë në vendet ku banojnë e zhvillojnë veprimtaritë e tyre, po japin edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike e ekonomike”, shkruan Kurti në Facebook.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, Zyra Ovale dhe redaksi

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Shqiptari nga Mitrovica, Arianit Besiri, ishte 1-vjeçar kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova dhe gjetën strehim si refugjatë të luftës në Gjermani. Tash ai ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë në zgjedhjet lokale të mbajtura atje, për më tepër si socialdemokrat. Mërgata jonë tashmë përveçse e integruar mirë në vendet ku banojnë e zhvillojnë veprimtaritë e tyre, po japin edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike e ekonomike.

Kur e kuptova që është në Kosovë, nuk kisha se si mos ta takoja e ta mirëprisja në kryeministri, për ta uruar dhe për ta siguruar për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat