Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi në orët e vona të së premten në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Borrell e ka dënuar ashpër duke e quajtur sabotazh dhe akt terrorist.
“Është një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën kritike civile të Kosovës, e cila siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të Kosovës”, tha ai.



