spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
23:15
HomeKosovaPresidentja sllovene e quan sabotazh dhe qyqarllëk sulmin në kanalin e ujit...

Presidentja sllovene e quan sabotazh dhe qyqarllëk sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit në Zubin Potok.

Përmes një shkrimi në platformën “X”, Pirc Musar tha se çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm frikacakësh.

- Advertisement -

“Çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm qyqarllëku, dhe sabotazhi i infrastrukturës kritike civile që furnizon popullin e Kosovës me ujë të pijshëm nuk është asgjë më pak se kaq. Solidarizohem me të gjithë ata që janë prekur. Jam i bindur se autorët do të gjenden dhe do të përballen me drejtësinë”, tha ajo.

Sulmi i djeshëm në Zubin Potok u kritikua ashpër edhe nga SHBA-të e BE-ja.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat