spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:09
HomeUncategorizedBiden fal djalin e tij, reagon ashpër Donald Trump

Biden fal djalin e tij, reagon ashpër Donald Trump

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka njoftuar se ka falur djalin e tij Hunter Biden.

Këtë veprim ai e ka arsyetuar duke thënë se ai po e bënte këtë tani sepse besonte se akuzat ishin “të motivuara politikisht”.

- Advertisement -

Ai tha se kushdo tjetër që ka kryer këto vepra relativisht të lehta nuk do të ishte ndjekur penalisht.

Ndërsa, Hunter Biden tha se gabimet e tij ishin shfrytëzuar për ta poshtëruar dhe turpëruar publikisht atë dhe familjen e tij, dhe ai u zotua të mos e merrte kurrë mëshirën që i ishte dhënë si e mirëqenë.

- Advertisement -

Por kundërshtarët politik e akuzuan presidentin Biden për hipokrizi, por ky i fundit u mundua të argumentonte se “asnjë person i arsyeshëm” që shikonte faktet nuk mund të arrinte ndonjë përfundim tjetër përveç se Hunter Biden u veçua vetëm sepse ishte djali i tij.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat