spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
05:45
HomeRajoniShqipëriaBllokada e hapjes së qendrës në Gjadër, Meloni insiston se do gjej...

Bllokada e hapjes së qendrës në Gjadër, Meloni insiston se do gjej zgjidhje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka insistuar se marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë, do të funksionojë.

Pavarësisht se Gjykata e Romës deri më tani ka pezulluar qëndrimin e emigrantëve në qendrat e ndërtuara në Gjadër, Meloni gjatë një interviste për median italiane “Quarta Repubblica”, tha se qeveria italiane po punon për të gjetur një zgjidhje.

- Advertisement -

“Kjo do të funksionojë. Unë nuk bëj angazhime që nuk mendoj se mund t’i mbaj. Por mos u shqetësoni, ka zgjidhje. Unë jam duke punuar për to”, deklaroi ajo.

Sipas Melonit, kjo marrëveshje është inovative dhe sipas saj vendet e Bashkimit Evropian, po i kushtojnë vëmendje.

- Advertisement -

“Për mendimin tim, projekti shqiptar duhet të funksionojë dhe unë do të bëj gjithçka që duhet të bëj për ta realizuar. Besoj se është një projekt absolutisht inovativ dhe nuk është rastësi që thuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian i kushtojnë vëmendje, është një ndryshim total në menaxhimin e flukseve të migrantëve, ka zgjidhje për ta funksionuar”, tha Meloni.

Kryeministrja italiane tha se ishte e vetëdijshme se ky projekt do të haste shumë pengesa, sidomos në politikat për zgjidhjen e çështjes së emigracionit, por se ajo nuk ka ndërmend të ndalet para pengesave dhe prandaj është e bindur se do të gjejë një zgjidhje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat