Kompania OpenAI po ofron një nivel të ri abonimi të quajtur ChatGPT Pro.
Vlera e shfrytëzimit të tij është 200 dollarë në muaj, duke u bërë kështu abonimi më i shtrenjtë në portofolin e tij.
Sipas OpenAI, modeli o1 është më i fuqishëm, më i shpejtë dhe më i saktë se ndërtimi paraprak që prezantoi në shtator.
Është multimodal dhe më i mirë në detyra si kodimi dhe matematika.
OpenAI thotë gjithashtu se o1 pro shkëlqen në shkencën e të dhënave, programimin dhe analizën e praktikës gjyqësore.
Deklarata për shtyp e OpenAI përmend gjithashtu se o1 mund të japë përgjigje arsyetuese ndaj kërkesave të imazhit.
Krahas aksesit të plotë në modelin o1 dhe modalitetin e tij pro, GPT Pro gjithashtu ka akses të pakufizuar në modalitetin o1-mini, GPT-4o dhe Advanced Voice.
OpenAI konfirmoi se modeli i plotë o1 është tashmë i disponueshëm për përdoruesit e ChatGPT Plus dhe Team, ndërsa përdoruesit e Enterprise do të duhet të presin deri në javën e ardhshme.



