spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
08:59
HomeRajoniShqipëriaShqipëria i afrohet BE-së, hapen tjera kapituj

Shqipëria i afrohet BE-së, hapen tjera kapituj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shqipëria ka bërë një tjetër hap para në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

BE ka miratuar Pozicionin e Përbashkët për Klasterin 6, i cili përfshin Marrëdhëniet e Jashtme, duke i hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

- Advertisement -

Ky takim do të mbahet më 17 dhjetor 2024, në kuadër të presidencës hungareze të BE-së dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të vendit tonë në BE.

“Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar Pozicionin e Përbashkët të BE-së për Klasterin 6: Marrëdhëniet e Jashtme, duke hapur rrugën për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me Shqipërinë më 17 dhjetor. Kjo konferencë, e dyta gjatë presidencës hungareze, pasqyron angazhimin e BE-së për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit për vendet kandidate“, thuhet në reagimin e Presidencës hungareze të BE.

- Advertisement -

Ky vendim vjen pas hapjes së kapitullit të “Themelorëve”, që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Zhvillimi i Konferencës Ndërqeveritare në 17 dhjetor pritet të shënojë një moment vendimtar për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat