Izraeli ka marrë vendim për mbylljen e ambasadë në Irlandë pasi vendi evropian njohu Palestinën shtet dhe akte të tjera që Izraeli tha se promovonin “retorikë antisemitike”.
“Veprimet dhe retorika antisemitike e përdorur nga Irlanda kundër Izraelit janë të rrënjosura në delegjitimimin dhe demonizimin e shtetit hebre, së bashku me standardet e dyfishta. Irlanda ka kaluar çdo vijë të kuqe në marrëdhëniet e saj me Izraelin”, tha në një deklaratë ministri i Jashtëm i vendit, Gideon Sa’ar.
“Izraeli do të investojë burimet e tij në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe me vendet në mbarë botën sipas prioriteteve që marrin parasysh edhe qëndrimet dhe veprimet e këtyre shteteve ndaj Izraelit”, shtoi ai.
Mirëpo, kryeministri i Irlandës, i hodhi poshtë deklarimet, derisa shtoi se vendi i tij ishte një komb paqësor.
“Irlanda dëshiron një zgjidhje me dy shtete dhe që Izraeli dhe Palestina të jetojnë në paqe dhe siguri”, shkroi kryeministri Simon Harris në një postim në X .
Komentet pasojnë vendimin e Irlandës për të mbështetur çështjen e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krime kundër njerëzimit.
“Irlanda gjithmonë do të flasë për të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar. Asgjë nuk do ta shpërqendrojë nga kjo”, shtoi Harris.
Yair Lapid, lideri i opozitës izraelite, dënoi gjithashtu lëvizjen e Izraelit.
“Vendimi për të mbyllur ambasadën izraelite në Irlandë është një fitore për antisemitizmin dhe organizatat anti-izraelite”, shkroi ai në X.
“Mënyra për t’u përballur me kritikat nuk është të ikësh, por të qëndrosh dhe të luftosh!”