spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
02:12
HomeTeknologjiKosovarët të 'çmendur' pas TikTok-ut

Kosovarët të ‘çmendur’ pas TikTok-ut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tiktoku është rrjeti social më i përdoruri nga kosovarët në vitin 2024, thonë të dhënat e publikuara nga “Cloudflare Radar”.

Kjo platformë, që analizon trafikun e internetit në kohë reale dhe i mbledh të dhëna nga përdoruesit e këtij sistemi, ka publikuar edhe renditjen e rrjeteve dhe platformave të tjera. TikToku pasohet nga Google, Facebook, Snapchat, Apple, Youtube, iCloud, Roblox, Instagram.

- Advertisement -

Në raport tutje thuhet se 53.2 për qind e kosovarëve sivjet shfrytëzuan internetin nga pajisjet iOS të Apple. Në Android operuan 46.8 për qind.

- Advertisement -

Google mbetet motori kryesor i kërkimit në internet, me 97.2 për qind. Në renditje janë edhe Bing me 1.9 për qind dhe Yahoo me 0.3 për qind.

Ndërsa shfletuesi i internetit Chrome, është më i madh në Kosovë, me 61.2 për qind.

Cloudflare ka bërë të ditur në raport se Kosova sivjet s’ka regjistruar ndërprerje të madhe të internetit, duke e renditur në mesin e vendeve me internet të sigurt.

Qendra e Ndërprerjes së Radarit thotë se ndërprerje e internetit konsiderohet kur ka fatkeqësi natyrore, ndërprerje e punës së kabllove ose kur autoritetet e shtetit vendosin të ndalojnë lidhjen me internetin.

Megjithëse lidhjet e internetit më së shpeshti tregtohen dhe shiten me fokus në shpejtësinë e shkarkimit, shpejtësia e ngarkimit është gjithnjë e më e rëndësishme pasi kalojmë më shumë kohë duke përdorur mjete videokonferencash dhe transmetimi të drejtpërdrejtë. Vonesa është gjithashtu një komponent kritik i cilësisë së internetit, pasi vonesa e lartë mund të ndikojë ndjeshëm Cilësia e lidhjes në internet dhe përvojën e përdoruesit.

Në vitin 2024, vlerësohet se 70% e popullsisë së botës përdor një smartfon dhe në shumë vende, ato janë mjetet kryesore të aksesit në internet.

Por, megjithëse Kosova ka shumë përdorues të telefonave, 60.1% e përdorin internetin nga kompjuterët desktop, derisa nga telefonat ajo është 39.9%.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat