spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
04:58
HomeMuzikëShqipëria nis të ndërmarrë masat për të ndihmuar ikonën e muzikës shqiptare

Shqipëria nis të ndërmarrë masat për të ndihmuar ikonën e muzikës shqiptare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa për t’i ardhur në ndihmë këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh jeton në kushte të vështira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas burimeve të Report TV, pranë Këshillit të Ministrave, koordinimi për këtë rast i është besuar ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili gjithashtu mban përgjegjësi për çështjet e diasporës.

- Advertisement -

Një ekip diplomatik dhe përfaqësuesit e konsullatës shqiptare në New York po punojnë për të siguruar dokumente identifikimi për këngëtaren, e cila aktualisht nuk disponon asnjë dokument të tillë.

Në konsullatë është zhvilluar një takim i posaçëm me qëllim ndihmën e Simakut në dy drejtime kryesore: pajisjen e saj me një pasaportë shqiptare dhe ndërmjetësimin me autoritetet amerikane për të rifreskuar dokumentacionin e saj ose nisjen e procedurave të reja për t’i garantuar qëndrimin dhe identifikimin.

- Advertisement -

Procesi, megjithatë, ndodhet në fazë fillestare dhe suksesin e tij do ta përcaktojë vullneti i Parashqevi Simakut për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare dhe amerikane kur kjo të kërkohet.

Kjo çështje mori vëmendje të madhe publike pas publikimit të një videoje javën e kaluar nga një televizion amerikan, ku personi i shfaqur u identifikua si këngëtarja.

Më 13 dhjetor, të afërmit e Simakut konfirmuan se bëhej fjalë për të, duke nxitur reagime të shumta dhe ndërhyrjen e institucioneve shqiptare.

Parashqevi Simaku, një nga ikonat më të dashura të muzikës shqiptare, është larguar nga skena prej shumë vitesh.

Gjendja e saj aktuale ka prekur thellësisht publikun dhe institucionet, duke vënë në qendër të vëmendjes një përpjekje për t’i rikthyer asaj dinjitetin dhe qetësinë.

Tani mbetet për t’u parë nëse përpjekjet e nisura do të sjellin rezultate konkrete për këngëtaren.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat