spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
14:09
HomeShëndetiÇokolata e Dubait që po çmend shqiptarët, nuk është për të gjithë!

Çokolata e Dubait që po çmend shqiptarët, nuk është për të gjithë!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Çokollata popullore me përbërësit e saj – fëstëkë, tahini dhe kadaif i pjekur tërhoqi vëmendjen dhe kuriozitetin e shumë njerëzve.

Njëjtë po ndodh edhe në Kosovë, ku interesimi për të është jashtëzakonisht i madh.

- Advertisement -

Megjithëse çmimi i saj është i lartë, ky nuk është problemi i vetëm që lidhet me këtë ëmbëlsirë.

Ndonëse tërheq vëmendjen me pamjen e saj luksoze dhe shijen e parezistueshme, nutricionistja Merve Bajram paralajmëron efektet e dëmshme të kësaj çokollate.

- Advertisement -

“Sheqeri, yndyra, kafeina dhe përbërës të tjerë në çokollatën e Dubait, mund të ndikojnë negativisht në tretje, duke shkaktuar nauze, gazra dhe ngërçe, veçanërisht te njerëzit me sistem të ndjeshëm tretës”, shpjegon Bajram.

Çokollata “Dubai”, e pasur me fëstëkë, mund të jetë e rrezikshme edhe për personat alergjikë.

“Kremi i kikirikut dhe susamit mund të shkaktojë reaksione të rënda alergjike, ndërsa gluteni në kadaif është problem për personat që kanë probleme me intolerancën ndaj glutenit. Kadaifi i pjekur mund të jetë i vështirë për t’u tretur për disa persona, por ka më pak gjasa të shkaktojë reaksione alergjike”, deklaroi ajo.

Nutricionistja Bajram tregon se çokollata “Dubai” përmban shumë sheqer, i cili shpejt rrit nivelin e glukozës në gjak, stimulon sekretimin e insulinës dhe me kalimin e kohës mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës dhe të rrisë rrezikun e diabetit të tipit 2.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat