Meta ka vendosur t’i japë fund mbështetjes për WhatsApp në telefonat e vjetër Android.
Pajisjet më shumë se 10 vjet të vjetra janë ende duke përdorur sistemin Android KitKat.
Celularët që ende funksionojnë në atë version ose më të vjetër, nuk do të kenë më qasje në WhatsApp duke filluar nga 1 janari 2025.
Arsyeja e mbështetjes së ndërprerë janë veçoritë dhe funksionalitetet në zhvillim të WhatsApp.
Meta po kërkon të zbatojë veçori më të kërkuara, funksionalitete të AI, etj., duke kërkuar pajisje më moderne.
Lista e telefonave që do t’u mbaroj mbështetja:
Samsung: Galaxy S3, Galaxy Note 2, Galaxy Ace 3, Galaxy S4 Mini
Motorola: Moto G (Gjenerata e parë), Razr HD, Moto E 2014
HTC: One X, One X+, Desire 500, Desire 601
LG: Optimus G, Nexus 4, G2 Mini, L90
Sony: Xperia Z, Xperia SP, Xperia T, Xperia V
Meta njoftoi diçka të ngjashme për iPhone disa muaj më parë, duke i dhënë fund mbështetjes për iPhone që funksionojnë në iOS më të vjetër se versioni 15.1.
Megjithatë, kompania do të ruajë mbështetjen për këto aparate deri në maj 2025.



