Mesatarisht alkooli largohet nga trupi me një shpejtësi prej një njësie në orë.
Një litër birre prej 4% është 2.3 njësi, siç është një gotë verë 13% 175 ml.
“Nuk mund të bëni asgjë për të përshpejtuar shkallën që alkooli largohet nga sistemi juaj. Të pini një filxhan kafe ose një dush të ftohtë nuk do të bëjë asgjë për të hequr qafe alkoolin. Mund të ndiheni pak më ndryshe, por ju nuk do ta keni eliminuar në asnjë mënyrë alkoolin. E vetmja mënyrë për të eliminuar alkoolin nga trupi është të lini kohën të kalojë”, deklaroi shoqata në Britani, që lobon për lënien e kësaj pije.
Sa njësi alkooli mund të pini para se të vozitni?
Kufiri i përdorimit të alkoolit në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut, është 80 mg alkool në 100 ml gjak.
Askund tjetër në Evropë nuk ka një kufi mbi 50 mg për 100 ml. Në përpjekje për të luftuar këtë fenomen, qeveria skoceze uli kufirin e saj në atë nivel në 2014.
Është e pamundur të thuhet se me sa pije ose njësi barazohen këto nivele. Kjo sepse, siç thekson qeveria britanike, “është ndryshe për secilin person”.
Mënyra se si alkooli ndikon te njerëzit varet nga faktorë të tillë si seksi, mosha, pesha, metabolizmi, çfarë kanë ngrënë dhe nivelet e stresit.
“Mënyra më e mirë për të qëndruar të sigurt është të mos pini fare dhe të mos vozitni”, është këshilla e shoqatës britanike.