spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
04:56
HomeTeknologjiiPhone me korniza zero nuk ka gjasa të arrijë deri në vitin...

iPhone me korniza zero nuk ka gjasa të arrijë deri në vitin 2026

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Telefoni pa korniza është ende një ëndërr, edhe pse kornizat e ekranit janë bërë gjithnjë e më të vogla gjatë viteve të fundit.

Apple thuhet se ka punuar me Samsung Display dhe LG Display në një ekran iPhone pa korniza për shumë vite, por ende nuk është afër prodhimit.

- Advertisement -

Fillimisht, Apple dëshironte të lëshonte një iPhone me “zero-korniza” në vitin 2025 ose 2026.

Një raport i ri nga Koreja thotë se edhe një lëshim në 2026 aktualisht nuk ka gjasa të ndodh.

- Advertisement -

Kjo për shkak se teknologjia thjesht nuk është e gatshme për një gjë të tillë.

Apple me sa duket dëshiron të mbajë një ekran të sheshtë, por ta ketë atë të përkulur në dyja anët.

Ky koncept ka fituar shumë vëmendje kohët e fundit me prodhuesit kinezë të smartfonëve, por raporti në lidhje me Apple krahason atë që kompania dëshiron të bëjë me dizajnin e ekranit të Apple Watch.

Sido që të jetë, Apple nuk dëshiron të lakojë ekranin aq sa të ketë shtrembërim në skaje.

Kompania duket se ka një ide shumë specifike për atë që dëshiron, por për fat të keq duket se kjo nuk mund të zbatohet ende në prodhim masiv, kështu që ëndrra e një iPhone me kornizë zero do të duhet të presë të paktën deri në vitin 2027 për t’u realizuar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat