spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
01:26
HomeBotaEx-BRSSPutin kërkon falje për "incidentin tragjik" me avionin e Azerbajxhanit

Putin kërkon falje për “incidentin tragjik” me avionin e Azerbajxhanit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti rus, Vladimir Putin, i kërkoi falje të shtunën presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, për “incidentin tragjik” të së mërkurës që ndodhi në hapësirën ajrore ruse, si pasojë e të cilit u rrëzua një aeroplan pasagjerësh i Azerbajxhanit.

Avioni u përfshi nga flakët dhe u rrëzua të mërkurën pranë qytetit Aktau në Kazakistan, pasi devijoi nga trajektorja e fluturimit nga Rusia jugore, pas njoftimeve se dronët ukrainas po sulmonin disa qytete.

- Advertisement -

Të paktën 38 persona u vranë. Katër burime me dijeni për përfundimet paraprake të hetimit të Azerbajxhanit për ngjarjen i thanë agjencisë Reuters të enjten se mbrojtja ajrore ruse e kishte rrëzuar gabimisht avionin.

“(Presidenti) Vladimir Putin kërkoi falje për incidentin tragjik që ndodhi në hapësirën ajrore ruse dhe shprehu edhe një herë ngushëllimet e tij të thella dhe të sinqerta për familjet e viktimave, si edhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve”, tha Kremlini në një deklaratë.

- Advertisement -

“Në atë kohë, Grozni, Mozdoku dhe Vladikavkazi po sulmoheshin nga mjete ajrore pa pilot të Ukrainës dhe sistemet ruse të mbrojtjes ajrore i zmbrapsën këto sulme”, tha Kremlini. Kremlini tha se telefonata u bë me kërkesë të Presidentit Putin, raporton VOA.

Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit, kishte thënë se avioni i ishte nënshtruar një goditjeje nga një objekt i jashtëm në hapësirën ajrore ruse, gjë që shkaktoi humbjen e plotë të kontrollit dhe uljen e detyruar në qytetin kazak të Aktaut, sipas zyrës presidenciale të Azerbajxhanit.

Avioni i pasagjerëve Embraer EMBR3.SA po fluturonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku në Grozni, në rajonin jugor të Çeçenisë të Rusisë, përpara se të devijonte qindra kilometra në Detin Kaspik.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat