spot_img
E mërkurë, 29 Prill, 2026
13:11
HomeKosovaSeminari “Zgjohu” ngjallë interesim të madh në Prishtinë

Seminari “Zgjohu” ngjallë interesim të madh në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Hapësira e rezervuar në një nga hotelet e kryeqytetit, nuk arriti t’i zinte numrin e madh të interesuarve si nga Kosova ashtu edhe nga shumë vende të rajonit dhe botës, për të ndjekur seminarin “Zgjohu” të organizuar nga Antigona Behrami.

Behrami ka shpërndarë në rrjetin e saj Instagram, videon e pjesëmarrësve, të cilëve u ka ndryshuar jetën rrënjësisht.

- Advertisement -

Gjithashtu ka shfaqur edhe fotot e bashkatdhetarëve që kishin marrë rrugë nga vende të ndryshme ku jetojnë e veprojnë, për të ndjekur seminarin, ku të pjesëmarrësit kanë mundur të mësojnë dhe praktikojnë format e ndryshme se si mund të ndryshojnë jetën e tyre nga çdo sfidë me të cilën përballen.

Autorja e librave best seller, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për pjesëmarrjen e tyre në seminar.

- Advertisement -

Statusi i plotë:

Të jesh thirrës i dritës është një thirrje e shenjtë, një mision që buron nga shpirti për të rikujtuar të vërtetën që secili prej nesh e mban brenda që nga lindja. Të ndihmosh të tjerët të kujtojnë dritën e tyre, të ndezin flakën e shpirtit dhe të zgjojnë thellësinë e qenies, është një detyrë e shenjtë, por jo gjithmonë e lehtë. Ti përjeton çdo emocion, çdo dhimbje dhe çdo shpresë së bashku me ata që i ndihmon të rikthejnë vetveten. Dhe megjithatë, asgjë nuk është më e bukur se momenti kur sheh një zemër të ndriçohet dhe një fytyrë të rikthejë buzëqeshjen që dikur kishte harruar.

Ne jemi bashkudhëtarë në këtë rrugëtim, qenie hyjnore që përjetojmë këtë jetë njerëzore për të gjetur qëllimin tonë dhe për të përhapur dritën që buron nga brenda. Jeta na sfidon, por sfidat janë vetëm kujtesa se sa të fuqishëm jemi kur zgjedhim dashurinë dhe dritën. Andaj, mos harroni – ju jeni dritë. Ju jeni të mirë. Ju keni ardhur për të ndriçuar këtë botë, për të lënë pas dashuri dhe për të bërë mirësi që prekin zemrat e të tjerëve.

Rruga e dritës është brenda jush – nuk ka nevojë ta kërkoni larg, sepse ajo ka qenë gjithmonë aty, duke pritur të rikujtohet. Ndizeni atë dritë. Kujtoni dashurinë që mbani në shpirt dhe përhapeni atë kudo.

Ju dua nga thellësia e qenies sime dhe jam pafundësisht mirënjohëse që çdo ditë e më shumë, bashkë me ju, po rrisim këtë dritë që ndriçon çdo cep të jetës. Çdo buzëqeshje që kthehet, çdo shpirt që zgjohet, është një mrekulli. Dhe bashkë, po krijojmë një botë ku dashuria dhe drita janë forcat më të fuqishme. Faleminderit që jeni. Faleminderit që ndriçoni. Ju dua pafundësisht.

Përpos trajnimeve, Antigona Behrami, ka publikuar shumë libra, interesimi për të cilët është mjaftë i lartë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat