spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:23
HomeShkencëZbulohen materie të rrezikshme në qeset e çajit

Zbulohen materie të rrezikshme në qeset e çajit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Studiuesit nga Grupi Mutagjenezë në Departamentin e Gjenetikës dhe Mikrobiologjisë UAB kryen një studim për të identifikuar dhe karakterizuar mikro dhe nanoplastikën në paketimet e ushqimit, ku gëlltitja dhe thithja janë rrugët kryesore të ekspozimit.

Studimi zbuloi se futja e qeseve të çajit në ujë të nxehtë çon në lëshimin e sasive të mëdha të grimcave me madhësi nano dhe strukturave filamentoze, që përfaqësojnë një burim të dukshëm të ekspozimit të mikro dhe nanoplastikës.

- Advertisement -

Qeset e çajit të analizuara ishin bërë nga najloni-6, polipropileni dhe celuloza.

Gjetjet zbuluan se Polipropileni lëshoi afërsisht 1.2 miliardë grimca për mililitër, me madhësi mesatare 136.7 nanometra.

- Advertisement -

Celuloza lëshoi rreth 135 milionë grimca për mililitër, me një madhësi mesatare prej 244 nanometra.

Najlon-6 lëshoi rreth 8.18 milionë grimca për mililitër, me madhësi mesatare 138.4 nanometra
Nanoplastikë në qelizat e zorrëve

Studimi u zhvillua në kuadrin e projektit evropian PlasticHeal të koordinuar nga Alba Hernández pedagoge në Departamentin e Gjenetikës dhe Mikrobiologjisë në UAB.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat