spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
17:30
HomeShëndetiMadhësia e bebëzës në gjumë na tregon se si përpunohen kujtimet

Madhësia e bebëzës në gjumë na tregon se si përpunohen kujtimet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Studiuesit e Universitetit Cornell kanë zbuluar se madhësia e bebëzës së syrit, është çelësi për të kuptuar se si dhe kur, truri formon kujtime të forta dhe afatgjata.

Duke studiuar minjtë e pajisur me elektroda truri dhe kamera të vogla për gjurmimin e syve, studiuesit përcaktuan se kujtimet e reja po riprodhohen dhe konsolidohen kur bebëza kontraktohet gjatë një nënfaze të gjumit.

- Advertisement -

Kur bebëza zgjerohet, procesi përsëritet për kujtimet më të vjetra.

Aftësia e trurit për të ndarë këto dy nënfaza të gjumit me një mikrostrukturë të panjohur më parë, është ajo që parandalon “harresën katastrofike” në të cilën konsolidimi i një kujtese fshin një tjetër.

- Advertisement -

Gjetjet mund të çojnë në teknika më të mira të përmirësimit të kujtesës për njerëzit dhe mund të ndihmojnë shkencëtarët e kompjuterave të trajnojnë rrjetet nervore artificiale që të jenë më efikase.

Studimi, i botuar në Nature, u drejtua nga profesorët asistent Azahara Oliva dhe Antonio Fernandez-Ruiz.

Gjatë një muaji, një grupi minjsh iu mësuan një sërë detyrash, të tilla si mbledhja e ujit ose shpërblimet e biskotave në një labirint.

Më pas, minjtë u pajisën me elektroda truri dhe kamera të vogla spiune që vareshin para syve të tyre për të ndjekur dinamikën e bebëzës së tyre.

Një ditë, minjtë mësuan një detyrë të re dhe kur ata ranë në gjumë, elektrodat kapën aktivitetin e tyre nervor dhe kamerat regjistruan ndryshimet në bebëzat e tyre.

“Gjumi jo-REM është kur ndodh konsolidimi aktual i kujtesës dhe këto momente janë periudha shumë, shumë të shkurtra kohore të pazbulueshme nga njerëzit, si 100 milisekonda”, tha profesorsha Azahara Oliva.

“Si i shpërndan truri këto shfaqje të kujtesës që janë shumë të shpejta dhe shumë të shkurtra gjatë gjithë natës? Dhe si i ndan kjo njohuritë e reja që vijnë, në një mënyrë që të mos ndërhyjë me njohuritë e vjetra që kemi tashmë në mendjet tona?”

Regjistrimet treguan se struktura e përkohshme e minjve të fjetur është më e larmishme dhe më e ngjashme me fazat e gjumit tek njerëzit, sesa mendohej më parë.

Duke ndërprerë gjumin e minjve në momente të ndryshme dhe më vonë duke testuar se sa mirë i mbanin mend detyrat e tyre të mësuara, studiuesit ishin në gjendje të analizonin proceset.

Kur një mi hyn në një nënfazë të gjumit jo-REM, bebëza e tij tkurret dhe pikërisht këtu detyrat e mësuara së fundmi – d.m.th., kujtimet e reja – po riaktivizohen dhe konsolidohen ndërsa njohuritë e mëparshme jo.

Anasjelltas, kujtimet e vjetra riprodhohen dhe integrohen kur bebëza zgjerohet.

“Është si mësim i ri, njohuri e vjetër, mësim i ri, njohuri e vjetër, dhe kjo po luhatet ngadalë gjatë gjithë gjumit”, tha Oliva.

“Ne po propozojmë që truri të ketë këtë shkallë të ndërmjetme kohore që ndan mësimin e ri nga njohuria e vjetër”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat